Pre. Tet 30th, 2026

ME SHI/PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND 31 tetor – 01 nëntor 2026

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND
31 tetor – 01 nëntor 2026
Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu. Reshje më intensive priten ditën e diel. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3–6°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 8–11°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi 1–6 m/s.
E shtunë, 31 tetor 2026
🌧️ Do të mbajë mot i vranët, me riga shiu.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C.
💨 Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1–4 m/s.
E diel, 01 nëntor 2026
🌧️ Do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat pritet të jenë më intensive.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 10°C.
💨 Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi 1–3 m/s

Postime të Ngjashme