Vehbi Terzi, nxënës i klasës 10A në Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Kosovës, fitoi vendin e parë në kategorinë e Shkencave Shoqërore me projektin Olric.ai, në Festivalin e 8-të Ndërkombëtar të Shkencës dhe Kulturës së Botës Turke në Gaziantep.
Duke përfaqësuar Kosovën nën udhëheqjen e mësimdhënësit mentor Sylejman Ramadani, Vehbiu arriti një sukses ndërkombëtar. Gëzimi i tij në momentin kur mëson se ka fituar vendin e parë u kap në video.
Festivali u zhvillua më 26–28 tetor 2026, nën mikpritjen e Guvernatoratit dhe Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, në bashkëpunim me Fondacionin e Fëmijëve të Botës Turke. Aktiviteti në Pallatin e Sporteve “Kamil Ocak” mblodhi pjesëmarrës nga 23 vende, ndërsa u ekspozuan 142 projekte të përzgjedhura nga mbi një mijë aplikime. Të rinjtë patën mundësinë të prezantonin projektet dhe të shkëmbenin ide me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme.

