Prishtinë- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, si dhe ka vendosur të nisë procedurë disiplinore ndaj saj.
Kujtojmë se Nallbani-Gacaferri- ishte prokurore e rastit të tani të ndjerës Arlinda Zekaj, njëherësh koordinatoren për raste të dhunës në familje.
Vendimi i Këshillit u mor në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi.
Ky vendim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2025, pas kërkesave të njëpasnjëshme të saj për mbrojtje nga shteti, në luftën e saj për kujdestarinë e djalit.

