Enj. Tet 22nd, 2026

Bajqinovci: E tash, qysh me ia ba me ato deklaratat e forta për bomba dhe fjalët se “deputetët nuk dalin të gjallë pa e votuar ligjin”?

Gjatë ditës së sotme Presidentja e vendit, Justina-Shiroka-Pula ka rikthyer në Kuvend për rishyrtim Ligjin për Gjykatën Speciale.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Mefail Bajqnovci. Ai është shprehur se PDK-ja, paska kërkuar që ligji për Gjykatën Speciale të kthehet sërish në Kuvend, pas gjithë atyre deklaratave, reagimeve dhe protestave?

Madje ai ka parashtuar pyetjen se qysh me ia ba me ato deklaratat e forta për bomba dhe fjalët se “deputetët nuk dalin të gjallë pa e votuar ligjin”?

Postimi i plotë:

E tash, qysh me ia ba me ato deklaratat e forta për bomba dhe fjalët se “deputetët nuk dalin të gjallë pa e votuar ligjin”?

Ku janë sot ata që ushtronin presion të madh publik mbi Qeverinë dhe deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!?

Na thoshit: “Votojeni ligjin, se ndryshe s’bën!”

Ne e votuam!

PDK-ja, paska kërkuar që ligji për Gjykatën Speciale të kthehet sërish në Kuvend, pas gjithë atyre deklaratave, reagimeve dhe protestave?

A vlejnë të njëjtat kritere edhe për PDK-në, apo kërkesat dhe presioni publik vlejnë vetëm kur bëhet fjalë për deputetët e VV-së?

Ku mbetën ultimatumet dhe ku mbetën zërat që kërkonin votimin me çdo kusht?

Qytetarët meritojnë një shpjegim!

Postime të Ngjashme