Pre. Tet 16th, 2026

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë, diskutohet për bashkëpunimin me FSK-në, viziton edhe Prekazin

Në kuadër të bashkëpunimit midis Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) u realizua vizita nga Instituti i Kërkimeve Shkencore të FARSH në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), njoftoi FSK-ja.

Delegacioni i forcave shqiptare u kryesua nga gjeneral brigade Fatmir Neziraj dhe u prit nga komandantit i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Qendra e Doktrinës.

U diskutua mbi mundësitë e shkëmbimit, gërshetimit dhe thellimit të bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të koncepteve, doktrinës dhe inovacionit ushtarak.

Gjithashtu delegacioni bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Postime të Ngjashme