Enj. Tet 15th, 2026

Personi i zhdukur gjendet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt

Një person, i raportuar si i zhdukur, mbrëmë u gjet i vdekur në Ferizaj

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim fillimisht njoftoi se është nisur për një mision kërkimi në Ferizaj, për të bërë me dije më vonë se personi i humbur ka ndërruar jetë.

Sipas raportimeve viktima në fjalë është Ardian Bajrami.

Bajrami u gjet i vdekur në Rahovicë.

Shkaqet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë të ditura.

“Njoftojmë se misioni i kërkim shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë. Falënderojmë të gjithë banorët për bashkëpunimin e treguar, ndërsa familjarëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në njoftimin e SHKKSH-së.

Postime të Ngjashme