Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit sot ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, tha se komisioni është ngarkuar nga seanca plenare e 5 tetorit 2026 që ta shqyrtojë projektligjin në përputhje me fushëveprimtarinë e tij.
Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026
“Sipas vendimit të seancës plenare, 5 tetorit 2026, jemi të ngarkuar si komision për të shqyrtuar projektligjin numër 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, sipas fushëveprimtarisë së komisionit”, tha Qorrolli.
Ai bëri të ditur se anëtarët e komisionit nuk kanë propozuar amendamente për këtë projektligj dhe se raporti do t’i përcillet Komisionit për Buxhet.
Qorolli: Raporti do t’i përcillet Komisionit pwr Buxhet
“Meqë nuk kemi amendamente për të propozuar, të votohet ky projektligj dhe raporti të dërgohet Komisionit për Buxhet”, tha tutje Qorrolli.

