Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhala në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se “Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, transmeton KosovaPress.
Viktor Buzhala ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nga radhët e Vetëvendosjes.
Buzhala gjithashtu është ish-gazetar, ish-zëdhënës i Korporatës Energjetike të Kosovës dhe ish-zëdhënës i KEDS-sit.

