Mër. Tet 14th, 2026

Ekstradohen nga Gjermania dhe Zvicra në Kosovë 2 persona të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 13 dhe 14 tetor 2026 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë nga Gjermania, përkatësisht nga Zvicra për në Kosovë. Personat e ekstraduar ishin arrestuar nga autoritetet e shteteve përkatëse, pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letërrreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Më 13.10.2026 nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar shtetasja kosovare e cila kërkohej për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas ekstradimit, e dyshuara u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Pejës, për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.

Ndërsa më 14.10.2026, nga Zvicra për në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar, i cili ishte në kërkim për veprën penale: “Grabitje”. Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdimin e procedurave ligjore.

Ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve përkatëse prej nga u realizuan ekstradimet.

Postime të Ngjashme