Mër. Tet 14th, 2026

IKD kërkon ndryshime në Projektligjin për Byronë, paralajmëron probleme kushtetuese

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur shqetësime lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili më 5 tetor u miratua në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës me 81 vota për.

Sipas IKD-së, megjithëse janë adresuar shumica e rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese, projektligji vazhdon të përmbajë mangësi që duhet të korrigjohen para miratimit përfundimtar.

Ndër çështjet problematike përmenden mënyra e zgjedhjes së drejtorit të Byrosë, garantimi i pavarësisë së institucionit, barra e provës dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve.

IKD kërkon që Kuvendi të mos nxitojë me miratimin e ligjit, por të shqyrtojë me kujdes të gjitha vërejtjet ndërmjet dy leximeve, për të shmangur mundësinë që ai të përfundojë sërish në Gjykatën Kushtetuese.

ATV

+2

Postime të Ngjashme