Gani Geci është ndaluar për 48 orë, pasi është shoqëruar në polici dhe është intervistuar nga hetuesit e Krimeve të Rënda.
Ndalimi i tij lidhet me denoncimin e gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga anëtarë të familjes Geci.
Sipas Mehmetajt, kërcënimet kanë ardhur pasi ai kishte refuzuar të fshinte ose të ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Gazetari ka bërë të ditur se rastin e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, ndërsa Geci është ndaluar pas intervistimit nga hetuesit.

