Hën. Tet 12th, 2026

Shiroka-Pula kërkon nga SHBA-ja rifillimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e vlerësuar atë si një mekanizëm të rëndësishëm për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Kërkesën, presidentja e ka bërë gjatë takimit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i ka pritur të hënën.

Gjatë këtij takimi, Shiroka-Pula ka shprehur vlerësimin e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe dypartiake të SHBA-së, të cilën e ka cilësuar si aleate strategjike dhe partnere të pazëvendësueshme të vendit.

Ajo ka theksuar se rifillimi i Dialogut Strategjik është i domosdoshëm për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve.

Presidentja ka nënvizuar gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synimi kryesor i vendit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes amerikane në këtë proces.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar Shiroka-Pula.

Postime të Ngjashme