Një 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën, rreth orës 15:40, në një objekt ndërtimi në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Sipas informacioneve, viktima, i identifikuar me inicialet M.M., dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Lidhur me rastin, Policia ka ndaluar për 48 orë një person 31-vjeçar, me inicialet B.T., i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt i hetimeve.

