Kosovë
Shqipëri
Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites në malësitë e zonës së qendrës dhe jug-juglindje.
Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut.
Mjegull e dendur lokale / mjegullinë në zonat luginore në orët mëngjesit deri në mesditë. Temperatura e ulet 10 ndersa me e alrta 24 grade celcius.
Maqedoni e Veriut
Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me intervale të shkurtra me diell dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit era do të jetë e përforcuar, kohë pas kohe e fortë, nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura me e ulet 8 nersa me e alrta 22 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të shkurtra me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.

