Pre. Tet 9th, 2026

Në Ferizaj arrestohet një person, policia sekuestron drogë, para dhe telefona

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe sende të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së tij dhe objekteve përcjellëse.

Rasti ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 15:00, në rrugën “Lekë Dukagjini”. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar 21.1 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Përveç substancës narkotike, policia ka konfiskuar edhe 963 euro e 80 centë, 700 lekë, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë. Të gjitha këto janë marrë si prova materiale në kuadër të hetimeve.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Posedim i substancave narkotike”.

Postime të Ngjashme