Pre. Tet 9th, 2026

Policia regjistron 74 aksidente dhe shqipton 2.475 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka raportuar për 74 aksidente trafiku të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Sipas të dhënave të policisë, nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, 32 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa në 42 raste janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka shqiptuar gjithsej 2.475 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve të tjerë që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, janë arrestuar 28 persona. Nga ta, 18 janë dërguar në mbajtje, një person është vendosur në ndalim policor, ndërsa një tjetër është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës në raportin për aktivitetet e 24 orëve të fundit.

Postime të Ngjashme