Enj. Tet 8th, 2026

Moti sot, në Kosovë me vranësira të shpërndara, në Shqipëri të reshura shiu

Kosovë

E enjte – 8 tetor

🌤️ Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht gjatë ditës.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 5°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 22 dhe 25°C.
💨 Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Shqipëri

🌦️ Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 26 grade celcius.

💨 Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era pritet të arrijë deri në 20 m/s.
🌊Valëzimi në dete i forcës 3-5 ballë.

Maqedoni e Veriut

Mëngjesi do të jetë i kthjellët, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Mundësi për reshje shiu do të ketë në zonat malore perëndimore.Temperatura me e ulet -1 ndersa me e larta 28 grade celcius.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme.

Postime të Ngjashme