Mër. Tet 7th, 2026

63 minatorë ngujohen në horizontin e 11-të Trepçës, Ibishi: S`ka vend për panik

63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma, pas një defekti në furnizimin me energji elektrike.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punëtorët e ndërrimit të dytë.

Sipas tij, minatorët kanë mbetur të ngujuar në tunelin e parë të minierës, ndërsa ekipet përkatëse janë duke punuar për nxjerrjen e tyre.

“Për shkak të një defekti me energjinë elektrike, rreth 60-63 minatorë të ndërrimit të dytë kanë mbetur të ngujuar”, ka thënë Januzi.

Edhe komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, tha për RTK se është djegur trafo kryesore e këtij horizonti.

Ai tha se ekipet janë duke punuar për nxjerrjen e tyre, kurse minatorët aktualisht mbeten ende të ngujuar. “63 minatorë janë ngujuar.Trafo është djeg. Jemi duke punuar për nxjerrjen e tyre”, tha ai. Ibishi tha se nuk ka vend për panik dhe se po shikohen alternativa për nxjerrjen e tyre.

Postime të Ngjashme