FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën e njohur në vazhdim të kampionatit.
Morina i bashkohet klubit me synimin për të sjellë përvojën, profesionalizmin e tij në ekip, ndërsa së bashku do të punojë për të arritur objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit.
“I urojmë trajnerit Arbnor Morina mirëseardhje në familjen e FC Ferizajt dhe shumë suksese në detyrën e re”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ligës së Parë./

