Veterani Gazmend Bytyçi, ka njoftuar se ka paraqitur në Inspektoratin Policor, rastin ku gjatë protestës në Prishtinë, disa policë u panë teksa ushtronin dhunë ndaj tij.
Bytyçi, ka thënë se ai beson në shtetin dhe Policinë e Kosovës.
Postimi:
Askush mbi shtetin!
Sapo paraqita rastin në Inspektoratin Policor për ata policë që ushtruan dhunë mbi mua dhe mbi protestuesit e tjerë.
Unë besoj në shtetin tim!
Unë besoj në policinë time!
Unë nuk toleroj huliganë në uniformën e policisë.
Këtë shtet e kemi krijuar me gjak, nëse është e nevojshme, do ta mbrojmë me gjak.
Rroftë Republika e Kosovës!

