Enj. Tet 8th, 2026

Kryeministri Rama uron Shiroka – Pulën për marrjen e detyrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar presidenten e re, Justina Shiroka – Pula me rastin e marrjes së detyrës së re.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X kryeministri Rama duke i përcjellë urimet më të përzemërta presidentes Shiroka Pula ka cekur që akademikja po e merr detyrën në një periudhë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën”, ka shkruar Rama.

Postime të Ngjashme