Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Begaj.
Me 81 vota “për”, Justina Shiroka-Pula mbrëmë u zgjodh presidentja e 6-të e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë.

