Punimet në urën e re në Mitrovicë po zhvillohen me dinamikë të lartë, ndërsa projekti tashmë ka hyrë në fazat e fundit të realizimit.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës, në një postim të ri.
Me ritmin aktual të punimeve, përfundimi i urës pritet të bëhet brenda afatit të paraparë.
Sipas ministrisë, ky investim do të rrisë sigurinë dhe efikasitetin në qarkullim, do të përmirësojë lidhjen ndërmjet zonave të qytetit dhe do të krijojë kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve, zhvillimin e bizneseve dhe aktivitetin ekonomik.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e punimeve në terren, me fokus në cilësi, dinamikë dhe respektim të afateve”, thuhet në njoftim.

