Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti e uroi Shiroka-Pulën për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses dhe urtësi në ushtrimin e përgjegjësisë së saj.
“Presidente prof. dr. Justina Shiroka-Pula, urime për përgjegjësinë e re dhe detyrën e lartë shtetërore! Ju uroj shumë sukses, urtësi dhe arritje në ushtrimin e këtij misioni të rëndësishëm në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shkroi Ahmeti.
Në reagimin e tij, kreu i BDI-së theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe të vendosjes së interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak.
“Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

