Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje Albin Kurtit që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe të votojë ligjin për Dhomat e Specializuara.
Çitaku ka deklaruar se çështja duhet të përmbyllet përmes votës dhe me përgjegjësi, duke kërkuar që situata të mos përshkallëzohet.
Ajo ka theksuar se qytetarët që po kërkojnë miratimin e ligjit presin veprime konkrete nga deputetët.
Sipas Çitakut, ligji tashmë është miratuar në parim me 91 vota dhe duhet të procedohet për miratim përfundimtar në Kuvend.

