Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë shpërndarë pako onkologjike në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, “Tetori Rozë”.
Gjatë vizitës në Klinikën e Onkologjisë, Haxhiu dhe Vitia u pritën nga stafi mjekësor, me të cilin diskutuan për trajtimin e pacientëve me kancer.
Ata u informuan nga profesionistët shëndetësorë edhe për situatën aktuale me terapitë që u ofrohen pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.
Aktiviteti është pjesë e shënimit të “Tetorit Rozë”, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

