Sht. Tet 3rd, 2026

Prishtina me aktivitete për muajin rozë, Gashi: Kujdesi shëndetësor duhet të jetë gjatë gjithë vitit

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se institucionet shëndetësore po zhvillojnë aktivitete në kuadër të muajit rozë, i cili i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Duke folur për “Klan Kosova”, Gashi ka theksuar se kujdesi ndaj qytetarëve dhe pacientëve nuk duhet të kufizohet vetëm në ditë apo muaj të caktuar, por duhet të ofrohet gjatë gjithë vitit.

Sipas tij, institucionet shëndetësore kanë punuar ndër vite që aktivitetet për ndërgjegjësim dhe kujdes shëndetësor të shtrihen edhe përtej muajit tetor. Synimi është që qytetarët ta ndiejnë praninë dhe përkushtimin e institucioneve shëndetësore edhe gjatë muajve të tjerë.

Gashi ka bërë të ditur se fushata e muajit rozë për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit zhvillohet nga 1 deri më 31 tetor. Ai ka theksuar se kjo periudhë shërben për të rritur vëmendjen ndaj kësaj sëmundjeje, por kujdesi dhe angazhimi shëndetësor duhet të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

Ai ka thënë se institucionet synojnë të kenë aktivitete të vazhdueshme, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje dhe mbështetje shëndetësore jo vetëm gjatë fushatave të veçanta, por në çdo periudhë të vitit.

Postime të Ngjashme