Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën nesër, më 1 tetor.
Vizita e saj pritet të shoqërohet me protestë nga një grup të rinjsh, e cila është paralajmëruar të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 12:00. Von der Leyen pritet të arrijë në aeroport rreth orës 12:05.
Sipas njoftimit, të rinjtë synojnë që përmes parullave dhe mesazheve qytetare të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me drejtësinë, historinë dhe dinjitetin e Kosovës.
Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore, pa dhunë dhe pa provokime, duke theksuar se mesazhi duhet të përcillet me dinjitet dhe qytetari.

