Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, me ç’rast është diskutuar për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për çështjet që lidhen me sektorin e mbrojtjes.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës i është kushtuar zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimit me Gjermaninë.
Gjatë takimit janë shqyrtuar edhe mundësitë për zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta në trajnime dhe stërvitje, si dhe thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe në fushën e prokurimeve ushtarake.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, partneriteti me Gjermaninë ndihmon në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në rritjen e bashkëpunimit të saj me partnerët ndërkombëtarë.
Ministria ka theksuar se ky bashkëpunim synon të kontribuojë më tej në paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

