Presidenti amerikan Donald Trump dhe drejtues të disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kanë nënshkruar një marrëveshje vullnetare për forcimin e kontrolleve mbi zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale.
Marrëveshja u nënshkrua pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë drejtues të kompanive si OpenAI, Google, Meta, Nvidia dhe Anthropic, si dhe Elon Musk.
Sipas marrëveshjes, kompanitë zotohen të vendosin kontrolle të brendshme për sistemet e tyre të inteligjencës artificiale dhe të bashkëpunojnë me auditorë të jashtëm për të vlerësuar nëse këto masa po funksionojnë. Po ashtu, parashihet që bordet e kompanive të shqyrtojnë raportet e auditimeve.
Dokumenti lë të hapur mundësinë që këto masa, në të ardhmen, të përfshihen edhe në ligje dhe rregullore. Marrëveshja vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë dhe rreziqet e inteligjencës artificiale janë shtuar, ndërsa kompanitë po përballen me kërkesa për kontrolle më të mëdha mbi zhvillimin e kësaj teknologjie.

