Mër. Sht 30th, 2026

Haziri kërkon votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara para 6 tetorit

Organizatori i protestave të përnatshme në Prishtinë, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet dhe të votohet në Kuvend para 6 tetorit.

Haziri tha se projektligji aktualisht ndodhet në Qeveri dhe kërkoi që procedurat të përshpejtohen, në mënyrë që ai të kthehet në Kuvend për shqyrtim dhe votim.

Ai ka theksuar se protestuesit kanë një kërkesë konkrete, ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa ka bërë thirrje për veprim institucional.

Sipas tij, data 6 tetor është veçanërisht e rëndësishme për shkak të afatit kushtetues lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Haziri ka bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë, ndërsa forma e tyre mund të ndryshojë edhe pas votimit të ligjit.

Postime të Ngjashme