Mër. Sht 30th, 2026

Kosovë–Luksemburg, forum për mobilizimin e investimeve private

Sot mbahet Forumi Kosovë–Luksemburg, i cili synon të nxisë mobilizimin e investimeve private dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në fokus të forumit pritet të jetë identifikimi i mundësive të reja për investime, krijimi i partneriteteve ndërmjet bizneseve dhe thellimi i bashkëpunimit në sektorë me potencial për zhvillim ekonomik.

Forumi nis në orën 08:30 dhe do të mbledhë përfaqësues të institucioneve, sektorit financiar, bizneseve dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Diskutimet do të përqendrohen në mundësitë për tërheqjen e kapitalit privat, rolin e institucioneve financiare dhe krijimin e mekanizmave të rinj për mbështetjen e bizneseve. Synimi është që përmes këtij bashkëpunimi të krijohen kushte më të favorshme për investime dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.

Postime të Ngjashme