Mër. Sht 30th, 2026

Mblidhet Qeveria, ja rendi i ditës

Qeveria e Kosovës mblidhet sot, në rend dite 35 çështje

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e tretë që nga formimi i saj. Takimi është paralajmëruar të nisë në orën 10:00, ndërsa në rend dite janë gjithsej 35 pika për diskutim.

Ndër çështjet kryesore që pritet të shqyrtohen është marrëveshja për kredi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, e cila synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në nivelin sekondar dhe terciar.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe kërkesa për shpronësimin e pronave që preken nga projekti i autostradës Prishtinë–Gjilan, si dhe zgjerimi i rrugës nacionale M25, në segmentin Prishtinë–Podujevë.

Po ashtu, në rend dite është përfshirë edhe ratifikimi i marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA për periudhën 2026–2027.

Gjatë mbledhjes, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë edhe pikat e tjera të parapara në agjendën e sotme.

Postime të Ngjashme