Më 28 shtator 2026, drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga kryetari i Qendrës Islame Shqiptare të Shtutgartit, Driton ef. Morina, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë, ku u prit nga udhëheqësi i konsullatës, z. Hamdi Berbatovci.
Gjatë takimit, Ekrem ef. Simnica falënderoi z. Berbatovci për pritjen dhe përcolli përshëndetjet e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava. Ai e përgëzoi për punën dhe bashkëpunimin me qendrat islame shqiptare në Gjermani, duke i uruar suksese dhe mbarësi në angazhimet e tij.
Nga ana e tij, z. Hamdi Berbatovci i uroi mirëseardhje drejtorit Simnica dhe e njohu me punën dhe angazhimet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.
Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e vazhdimit dhe forcimit të koordinimit ndërmjet konsullatës dhe qendrave islame shqiptare në Gjermani, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve dhe avancimit të bashkëpunimit në shërbim të komunitetit shqiptar

