Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj San Marinos, e vlefshme për UEFA Nations League.
“Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren e dytë rresht në këtë garë.
Kundërshtar i tyre sonte është San Marino, e cila ndeshjen e kaluar u mposht thellë 7:0 nga Finlanda.
Kujtojmë që Shqipëria e Maranit ndeshjen e kaluar e fitoi 2:0 ndaj Bjellorusisë.
Ndeshja mes San Marinos dhe Shqipërisë zhvillohet nga ora 20:45.

