Sht. Sht 26th, 2026

FSK-ja trajnohet me ushtrinë turke, për kërkim-shpëtim

Në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë e Republikës së Turqisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Urban, Kërkim-Shpëtimit në Terrene Malore dhe Operacioneve K9.

Sipas njoftimit, trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëmarrësve, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve, si dhe shkëmbimin e përvojave praktike në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Gjatë trajnimit u zhvilluan ushtrime teorike dhe praktike, duke përfshirë teknikat e kërkimit dhe shpëtimit në ndërtesa të dëmtuara, operacionet në terrene malore, përdorimin dhe angazhimin e qenve të kërkim-shpëtimit K9, si dhe procedurat e koordinimit dhe reagimit në situata emergjente”, thuhet në njoftim.

Ky trajnim kontribuoi në rritjen e kapaciteteve profesionale, gatishmërisë operacionale dhe ndërveprueshmërisë së ekipeve me partnerët në fushën e kërkim-shpëtimit.

Postime të Ngjashme