Një rast unik i grabitjes është kryer të mërkurën në Prishtinë.
Në të u përfshirë pesë veta, katër si të dyshuar e një si viktimë, Kjo e fundit ishte shtetase e huaj, siç bën me dije policia.
“Katër persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e viktimës femër shtetase e huaj…duke marrë nga viktima para të gatshme, një telefon dhe disa çelësa”, thuhet në njoftim të forcave të rendit
Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por nuk është bërë e ditur se grabitësit, që u futën në shtëpinë e huaj rreth orës 2 e 30, u kapën.
Kjo nuk ishte hajnia e vetme në të cilën u përfshi policia, në kryeqytet, të mërkurën.
Në një rast tjetër raportohet se dy persona të panjohur dyshohet se hynë në një lokal në kryeqytet dhe vodhën para nga arka. Sipas policisë, ata dëmtuan edhe xhamin e lokalit.
Ky rast është raportuar të ketë ndodhur në intervalin kohor 01:10 dhe 02:10.
Policia nuk ka bërë të ditur shumën e parave të marra në asnjërin nga këto dy ngjarje të cilësuara si vjedhje e rëndë dhe grabitje.

