Shpëtim Rrecaj ka bërë të ditur se, pas 27 vitesh pritje dhe pasigurie, është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i babait të tij, Idriz Rrecaj.
Sipas tij, institucionet e Kosovës e kanë njoftuar se identifikimi është bërë përmes laboratorit të ADN-së në Hagë.
“Pyetjes ‘Ku është Idriz Rrecaj?’ i erdhi fundi. Pas 27 vitesh, më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë”, ka shkruar Rrecaj.
Ai ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe të gjithë personat që kanë punuar ndër vite për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“GJAKU NUK HUMB KURRË!”, ka përfunduar ai.

