Kosovë
🌤️ E premte, 18 shtator
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara mund të ketë ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 27°C.
🌬️ Do të fryjë erë nga juglindja, me shpejtësi 1–4 m/s.
Shqipëri
Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës.Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 34 grade celcius.
🌬Era parashikohet të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 8 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Maqedoni e Veriut
Do të mbajë mot me diell, me vranësira të pakta deri në mesatare, të karakterit lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 32 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

