Enj. Sht 17th, 2026

Kusari – Lila beson se verdikti i Hagës mund të korrigjohet, apelon për bashkim e maturi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka cilësuar si të rëndë dhe të trishtueshëm vendimin e djeshëm të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kusari-Lila për KosovaPress ka thënë se vendimi mund të korrigjohet përmes hapave të mëtejmë, duke bërë thirrje për unitet dhe planifikim të kujdesshëm.

“Vendimi i djeshëm ka qenë trishtues dhe i rëndë, jo veç për qytetarët e Kosovës, por për gjithë shqiptarët. Gjithsesi e mirëkuptoj edhe frustrimin e protestën. Ajo çka është shumë e rëndësishme në këto momente është të jemi të matur e të bëjmë veprimet e duhura që do ta sjellin lirimin e plotë dhe të pakusht të katër krerëve të UÇK-së, që padrejtësisht u rrënuan me atë vendim të ditës së djeshme. Ajo që ndodhi dje ka mundësi e hapësirë të korrigjohet, por duhet të jemi të bashkuar me plan të qartë e natyrisht edhe me maturi të lartë të planifikojmë hapin e radhës”, ka thënë Kusari-Lila.

Postime të Ngjashme