Enj. Sht 17th, 2026

Forca të shtuara të Policisë në oborrin e Qeverisë së Kosovës

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë mëngjesin e sotëm pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Prania e shtuar e njësive policore vjen në kohën kur para objektit të Qeverisë është paralajmëruar mbajtja e një proteste.

Protesta pritet të mbahet në shenjë pakënaqësie pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Një protestë e ngjashme u mbajt edhe dje, para objektit të EULEX-it dhe më pas para Qeverisë së Kosovës.

Policia ka shtuar praninë në zonën përreth objektit qeveritar, në kuadër të masave të sigurisë për protestën e paralajmëruar

Postime të Ngjashme