Enj. Sht 17th, 2026

​Begaj reagon pas vendimit të Hagës: Trishtim i thellë për vendimin e sotëm

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Begaj ka shprehur “trishtim të thellë” për vendimin, ndërsa ka thënë se vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm.

Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie.

Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në!

Liria ka emër!”, ka shkruar Begaj.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet dhe Kadri Veseli me 18 vjet.

Postime të Ngjashme