Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral-major Özkan Ulutaş, priti në seli gjeneral-lejtnantin Miroslav Lorinc, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Sllovakisë.
Takimi u zhvillua në kampin “Film City” dhe u përqendrua te situata e sigurisë, trasnmeton IndeksOnline.
Gjeneral-majori Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme.
“Në këtë kontekst, komandanti i KFOR-it shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e çmuar të Sllovakisë në misionin e KFOR-it” thuhet në njoftim.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

