Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar Rusinë dhe, siç e quan ai, “shtetin e sigurisë të bashkëoptuar nga Vuçiqi”, se po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.
“Tashmë, Rusia dhe aparati shtetëror i sigurisë, të cilin Vuçiqi e ka vënë nën kontroll, po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet e 25 tetorit. Po krijojnë llogari dhe identitete të rreme, përhapin propagandë, përdorin në mënyrë të paligjshme burimet shtetërore dhe po konsolidojnë të gjitha mediat nën kontrollin e shtetit. Por ne po i vëzhgojmë! Populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar ai në X.
Ai ka theksuar se populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme.


