Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se tash çështja është në duart e Gjykatës Kushtetuese.
“Prej sot paradite, fjalën e ka Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Gashi.
Ai ka thënë se që nga 5 gushti, fituesi i zgjedhjeve është përballur me tejkalim të afatit kushtetues.
“Kjo nuk është më çështje retorike politike, por çështje e zbatimit të Kushtetutës”, ka deklaruar Gashi.
Sipas tij, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të dihet rruga përpara dhe përgjegjësia politike për secilin.
“Tash le të flasë Gjykata”, ka shkruar ai, duke e përmbyllur reagimin me: “Rrnoftë Republika! Rrnoftë Kushtetuta! Rrnoftë LDK!.

