Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se nuk dëshiron konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.
Sadiku ka thënë se, pavarësisht se deputeti i VV-së, Ardian Gola, mori 101 vota për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, sipas tij, Vetëvendosje sërish e ka bllokuar procesin.
Postimi i plotë:
101 vota ia dhanë nënkryetarit të VV-së. 101 vota! Dhe prapë Vetëvendosja e bllokoi Kuvendin.
S’ka gjë prej tyre. Nuk duan zgjidhje. Nuk duan institucione. Nuk duan shtet funksional.
Këta duan kaos. Sepse në kaos dinë me mbijetu. Me qeverisë, jo

