Pre. Sht 11th, 2026

Kuvendi vazhdon sot seancën konstituive

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë sot, më 11 shtator, seancën konstituive, ndërsa në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të kuvendit.

Sipas njoftimit të kuvendit, vazhdimi i seancës do të mbahet sot, e premte, në orën 14:00, në sallën e seancave.

Në rendin e ditës është vetëm një pikë:

4. Zgjedhja e nënkryetarëve të kuvendit.

Vazhdimi i seancës vjen pas zhvillimeve të sotme në kuvend, ku pati përplasje lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve dhe seanca u ndërpre

Postime të Ngjashme