Pre. Sht 11th, 2026

Vazhdon mirëmbajtja e rrugëve, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes gjatë ngasjes

Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve po vazhdojnë punën në terren në disa segmente rrugore të vendit, me qëllim përmirësimin e gjendjes së rrugëve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Përveç ndërhyrjeve të vazhdueshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nisur edhe hartimin e planeve mujore të punës për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren, duke realizuar ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes së rrugëve dhe krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka filluar gjithashtu hartimin e planeve mujore të punës për mirëmbajtjen e rrugëve. Këto plane do të mundësojnë organizim dhe planifikim më efikas, si dhe mbikëqyrje më të rregullt të punimeve në terren.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe apelojmë për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në segmentet rrugore ku ekipet janë duke punuar.

Për rrugë më të sigurta dhe mirëmbajtje të vazhdueshme në gjithë vendin.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme