Pre. Sht 11th, 2026

Hoxha: UÇK-ja është vlerë universale, historia do ta dëshmojë këtë

Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër”, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një nga vlerat kulminante të popullit të Kosovës, duke thënë se historia do ta dëshmojë të vërtetën për luftën dhe çlirimtarët.

“Mos ta njollosim, mos ta prekim, mos ta pluhnosim, ajo është një vlerë universale kulminante e popullit të Kosovës. Historia ka me dëshmuar, ndërsa ne s’kemi me qenë më”, ka deklaruar mbrëmë Eliza Hoxha në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ajo ka folur edhe për marshin e 12 shtatorit, duke thënë se platforma ka qenë e hapur për të gjithë, pavarësisht dallimeve politike e publike.

Hoxha ka theksuar se pjesëmarrja në këtë marsh është çështje vullneti, ndërsa qëllimi është bashkimi rreth vlerave që lidhen me luftën për liri.

Postime të Ngjashme