Enj. Sht 10th, 2026

Tre persona arrestohen në Gjilan, dyshohet se grabitën një orë dore

Tre persona janë arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se kanë grabitur një orë dore nga një person.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar më 9 shtator.

Gjatë kontrollit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë brisk, i cili është sekuestruar si dëshmi materiale. Me konsultim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

“Sheshi-Gjilan /07.09.2026-16:30. Me datën 09.09.2026 janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë, nën dyshimin se ata me datën e cekur kanë grabitur një orë dore nga viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitet policore gjatë kontrollit te të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-brisk si dëshmi materiale. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Postime të Ngjashme